RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Autopsia: Aktivistja turko-amerikane Eygi u vra nga ushtarët izraelitë nga një distancë e largët

autopsia:-aktivistja-turko-amerikane-eygi-u-vra-nga-ushtaret-izraelite-nga-nje-distance-e-larget

Sipas një autopsie zyrtare mjeko-ligjore, aktivistja turko-amerikane e vrarë më 6 shtator gjatë një demonstrate paqësore në Bregun Perëndimor të pushtuar, u vra kur ushtarët izraelitë hapën zjarr nga një distancë e largët, transmeton Anadolu.

Raporti tha se 26-vjeçarja Aysenur Ezgi Eygi kishte një plagë në trupin e saj me një plumb nga arma e zjarrit.

“Sipas zbulimeve të lëkurës dhe nënlëkurës së plagës hyrëse të bërthamës së plumbit të armës së zjarrit, duke qenë se rreth vrimës së hyrjes së armës nuk u zbuluan djegie, tym, blozë dhe mbetje baruti, gjuajtja ishte nga distanca”, tha raporti.

Vrasja e Eygit nga Izraeli në fillim të këtij muaji tërhoqi zemërim ndërkombëtar, përfshirë një mori zyrtarësh turq ndërsa zv/presidentja e SHBA-së, Kamala Harris, e cila e quajti vrasjen “të papranueshme”.
Raporti i autopsisë mjeko-ligjore i kryer në qytetin bregdetar turk Izmir, ku trupi i saj u riatdhesua së fundmi para shërbimeve funerale, thoshte se në gjak nuk u gjet asnjë substancë toksike. Raporti shtoi se u zbulua një hemorragji cerebrale dhe dëmtim i trurit.

Raporti tha se plaga e hyrjes ishte dëmtuar dhe thelbi i plumbit u hoq në autopsinë e parë të kryer në Palestinë dhe nuk mund të krijohej një opinion i caktuar për drejtimin e të shtënave ose bërthamën e plumbit për shkak të mungesës së imazheve të skenës së incidenti.

Trupi i Eygit, pas autopsisë, iu dorëzua prokurorëve për ekzaminim pasi, siç thuhet në raport, “nga trupi u hoqën gjashtë objekte të jashtme metalike, që përbënin provë krimi”.

Në përgjithësi raporti arriti në përfundimin se vdekja e saj ndodhi si pasojë e thyerjes së kockave të kokës, hemorragjisë midis membranave të trurit dhe shkatërrimit të indeve të trurit për shkak të lëndimit nga plumbi i armës së zjarrit.

Vrasja izraelite e aktivistes paqësore

Ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj protestuesve gjatë një demonstrate paqësore të 6 shtatorit në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Eygi, e cila po merrte pjesë në demonstratën në mbështetje të palestinezëve, u qëllua në kokë dhe u plagos rëndë.

Eygi u dërgua në një spital palestinez, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Trupi i saj u varros të shtunën në Didim, vendlindja e saj në Aydın në Türkiye.

Eygi ishte një aktiviste e të drejtave të njeriut, e cila ishte vullnetare e Lëvizjes Ndërkombëtare të Solidaritetit, e cila mbështet palestinezët përmes mjeteve paqësore dhe civile kundër pushtimit izraelit të territoreve palestineze.

Të njëjtës lëvizje i përkiste edhe shtetasja amerikane Rachel Corrie, e cila u shtyp për vdekje nga një buldozer izraelit në vitin 2003.

Related posts

‘Izraeli ka dorën e lirë për të bërë çfarë të dojë në Gaza’

admin6

Xhamajka njeh Palestinën si shtet

admin6

Putin, Erdogan dhe presidenti kinez takohen të mërkurën në Kazakistan

admin