Çedomir Stojkoviq, avokat i politikanit serb, Nikola Sanduloviq, sot pritet të vendosë lule te varri i Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Prekaz.
Vendosja e luleve është paraparë të bëhet në orën 15:00, raporton Klan Kosova.
Kujtojmë se opozitari serb Nikola Sanduloviq është arrestuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi i njëjti ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”në Prekaz.
Sipas familjarëve të tij, ai është torturuar dhe i është vendosur masa e paraburgimit me akuzën se ka bërë nxitje të urrejtjes.