RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Azerbajxhani akuzon Macronin për shtrembërim të rezultatit të takimit për marrëveshjen e paqes me Armeninë

azerbajxhani-akuzon-macronin-per-shtremberim-te-rezultatit-te-takimit-per-marreveshjen-e-paqes-me-armenine

Azerbajxhani akuzoi të premten Presidentin francez, Emmanuel Macron, për shtrembërim të rezultatit të takimit të së enjtes midis liderëve të Azerbajxhanit, Armenisë, Francës dhe Gjermanisë dhe kreut të Këshillit Evropian në Moldavi, raporton Anadolu.

“Deklarata e njëanshme për takimin e bërë nga presidenti i Francës nuk reflekton dhe deformon qëndrimet e palëve. Për fat të keq, ky nuk është rasti i parë i një sjelljeje të tillë nga ana e Francës dhe nuk kontribuon aspak në procesin e paqes ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, si dhe paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Azerbajxhanit, Ayhan Hacizade.

Pas takimit, Macron pohoi se liderët evropianë i bënë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që të përmbushin të gjitha detyrimet e tyre, në veçanti, të lirojnë të burgosurit e luftës sa më shpejt të jetë e mundur, dhe theksoi rëndësinë e “mbrojtjes së të drejtave dhe garancive për armenët që jetojnë në Karabak”.

Të enjten, në kryeqytetin e Moldavisë u mbajt një takim jozyrtar midis liderëve të Azerbajxhanit, Armenisë, Francës dhe Gjermanisë dhe kreut të Këshillit Evropian për të diskutuar procesin e normalizimit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Pas takimit, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ngjarja ishte “një përgatitje shumë e mirë për takimin e radhës”, që do të zhvillohet në Bruksel më 21 korrik.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, dhe shtatë rajone ngjitur.

Në vjeshtën e vitit 2020, Azerbajxhani çliroi disa qytete, fshatra dhe vendbanime nga pushtimi armen gjatë luftimeve 44 ditore. Marrëveshja e paqes e ndërmjetësuar nga Rusia festohet si një triumf në Azerbajxhan.

Pavarësisht bisedimeve në vazhdim për një marrëveshje paqeje, tensionet midis vendeve fqinje u rritën muajt e fundit mbi korridorin e Laçinit, e vetmja rrugë tokësore që i jep Armenisë akses në Karabak.

Related posts

Gazeta e he’brenjve fetarë në Iz’rael kundërshton ba’stisjet e fa’natikëve në Al-Ak’sa

RTI

Partia Alternativa për Gjermaninë e shpalli BE-në “projekt të dështuar”

rezart morina

Sunak: Asnjë alternativë ndaj inflacionit, përveç rritjes së normave të interesit

rezart morina