Azerbajxhani ka filluar pranimin e të plagosurve në spitalin fushor që ka instaluar në Kahramanmaraş pas tërmeteve që prekën 10 qytete, raporton Anadolu.
Përgjegjësi i spitalit, Dr. Gurban Eyvazov, për AA tha se me udhëzim të presidentit të Azerbajxhanit, İlham Aliyev, si dhe Ministrin e Situatave Emergjente të Azerbajxhanit kanë kryer përfundimin e përgatitjeve dhe më pas kanë mbërritur menjëherë në Turqi.
Ai tha se vendi vëlla është thellësisht i trishtuar nga përjetimet në Turqi, dhe shtoi se si Azerbajxhan kanë qenë gjithmonë pranë dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Turqi.
Eyvazov informoi se kanë përfunduar instalimin e një prej dy spitaleve fushore që kanë planifikuar të ngrenë, dhe se këtu kanë filluar pranimin e të plagosurve.
Spitali ka një kapacitet prej 10 shtretërish dhe në përgjithësi kryejnë trajtime në këmbë, theksoi Eyvazov.
“Spitali ynë përbëhet nga 4 departamente. Pas pranimit dhe ekzaminimit të parë, i sëmuri dërgohet në departamentet përkatëse. Ekziston laboratori, pjesa e anestezisë lokale dhe kirurgjisë. Trajtohen prerjet, thyerjet. Ka gjithsej 23 delegacione mjekësore. Ndërsa ekipi ynë prej 6 mjekësh kryejnë ndërhyrjet bashkë me ekipet azerbajxhanase të kërkim-shpëtimit. Do të instalojmë edhe një spital të dytë. Do të ketë departamente të ortopedisë, pediatrisë dhe kirurgjisë së përgjithshme. Do të qëndrojmë pranë vëllait tonë Turqisë deri në përfundimin e detyrës tonë”, tha Eyvazov.
Pasi informoi se ka shërbyer me detyrë edhe në zjarret pyjore në Antalya, Eyvazov u shpreh se edhe sot përjeton sërish krenarinë që ndodhet pranë Turqisë.
Dr. Gurban Eyvazov theksoi se Azerbajxhani dhe Turqia janë vëllezër dhe deklaroi më tej se “Ne jemi gjithmonë një, vëllezër. Jemi një komb, ju gjithmonë na keni ndihmuar dhe na keni qëndruar pranë në ditët tona të vështira. Edhe ne kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë të gatshëm për t‘ju mbështetur ju”.