RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Azerbajxhani prodhon armën e parë vendase lazer

azerbajxhani-prodhon-armen-e-pare-vendase-lazer

Arma e parë vendase lazer e Azerbajxhanit u prodhua nga Azersilah Holding, e lidhur me Ministrinë e Industrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit, raporton Anadolu.

Arma e emërtuar “Fireforce” me të gjitha pjesët vendase nga inxhinierë azerbajxhanas, u ekspozua në Panairin e 5-të Ndërkombëtar të Mbrojtjes të Azerbajxhanit (ADEX 2024) të mbajtur në Baku.

Me një peshë prej 900 kilogramësh arma ka aftësi të godasë objektivat deri në një kilometër largësi dhe ajo është instaluar në një mjet të lehtë të blinduar.

Arma, e cila ka një fuqi dalëse prej 30 kilovatësh, është projektuar për të goditur objektivat tokësore, ajrore dhe detare.

Valeh Arifzade, projektuesi i “Fireforce”, armës së parë lazer të Azerbajxhanit, tha për gazetarin e AA se armën e kanë përgatitur në një kohë të shkurtër prej 2 muajsh.

Projektuesi Arifzade deklaroi se “Fireforce” është më kompakt në krahasim me konkurrentët e tij.

“E kemi instaluar shumë lehtë në një automjet të blinduar të lehtë. Armët me lazer në përgjithësi preken nga lagështia, pluhuri dhe avulli dhe humbasin fuqinë. Arma jonë nuk e ka një problem të tillë. Ajo ka një rreze goditjeje prej 1 kilometër për momentin, por ne planifikojmë ta rrisim atë në 10 kilometra”, tha Arifzade duke shtuar se:

“Ne do ta përmirësojmë armën tonë me kalimin e kohës. Ajo është tërësisht vendase. Të gjitha pjesët e saj i kemi përgatitur vetë. Edhe patenta i përket shtetit tonë”.

Related posts

Luftanija e Marinës Mbretërore sekuestron kokainë me vlerë 160 milionë paund, detajet nga operacioni kompleks i kapjes së nëndetëses së trafikantëve

admin

Siri, rritet në 3.162 numri i personave të vdekur nga tërmetet

admin

Izraeli deri më tani ka vrarë mbi 400 palestinezë të cilët prisnin për ndihma në veri të Gazës

rezart morina