RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Babai i Gjokoviqit shihet duke u fotografuar me mbështetësit e Putinit

babai-i-gjokoviqit-shihet-duke-u-fotografuar-me-mbeshtetesit-e-putinit

Babai i tenistit Novak Gjokoviq, Sërgjan Gjokoviq, është incizuar duke bërë fotografi me mbështetës së presidentit rus, Vladimir Putin në turneun e tenisit, Australian Open.

Ai është parë me një burrë që ka qenë duke mbajtur një flamur rus dhe fotografinë e Putinit, derisa të veshur ka pasur një bluzë me simbolin pro-luftës, Z.

Flamujt dhe simbolet ruse e bjelloruse, janë ndaluar në ambientet e turneut, prej ditës kur në sallë është shfaqur një flamur rus, teksa kanë qenë duke garuar, tenistja ukrainase, Kateryna Baindl dhe ajo ruse, Kamilla Rakhimova.

Në mbrëmjen e së mërkurës, pas fitores së tenistit Gjokoviq në çerekfinale, janë parë duke e festuar disa persona që kanë treguar mbështetje për Putinin.

Asociacioni Tennis Australia, ka thënë se një grup njerëzish janë parë duke shfaqur flamuj dhe simbole të papërshtatshme, dhe kanë kërcënuar gardat e sigurisë, pas ndeshjes së të mërkurës mbrëma.

“Lojtarët dhe ekipet e tyre janë njoftuar, dhe u është rikujtuar për politikat e organizmit sa u përket flamujve dhe simboleve, dhe që të shmangin të gjitha situatat që kanë potencial për çrregullim. Ne po vazhdojmë të punojmë me agjencitë për zbatim të ligjit”, ka thënë asociacioni.

Më 2022, lojtarëve rusë dhe bjellorusë u është ndaluar gara në turneun tjetër të tenisit, Wimbledon, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Lufta ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /rel

Related posts

Përfundon seanca e parë në Zubin Potok, Zeqiri: Kemi punë përpara

RTI

Hetime për trafikim me njerëz, ish-kikboksieri Andrew Tate arrestohet në Rumani

admin

Dodik: Rusia bëri gabim duke i dhënë energji të lirë Evropës për më shumë se 40 vjet

admin