RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Baerbock: OKB-ja të ndërmjetësojë armëpushimin në Jemen

baerbock:-okb-ja-te-ndermjetesoje-armepushimin-ne-jemen

Një armëpushim në Jemenin e goditur nga lufta, duhet të ndërmjetësohet nga Kombet e Bashkuara, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

“Kjo do të ishte e nevojshme për të krijuar një paqe të qëndrueshme”, tha Baerbock pas një takimi me homologun jemenas, Ahmed bin Mubarak në Jedah.

“Për të arritur këtë, duhet të përfshihen të gjitha palët”, tha ajo, duke shtuar se ishte thelbësore që ata të mbështesin të dërguarin e posaçëm të OKB-së për Jemenin, Hans Grundberg.

Baerbock u takua gjithashtu me koordinatorin e OKB-së për Jemenin, David Gressly për të diskutuar katastrofën humanitare në vendin më të varfër të botës arabe, pas tetë vitesh luftë civile.

Qeveria gjermane vlerëson se 67% e popullsisë së Jemenit ka nevojë për ndihmë, e cila arrin në 21 milionë banorë, duke përfshirë rreth 11 milionë fëmijë.

“Çdo natë, në Jemen rreth 400 000 fëmijë shkojnë në shtrat të uritur. Kjo është një nga krizat më të këqija humanitare në botë”, shtoi Baerbock.

Një shkrirje e marrëdhënieve midis sauditëve dhe iranianëve në mars ka rritur shanset për paqe në Jemen.

Arabia Saudite po kërkon një rrugëdalje nga lufta e kushtueshme, e cila sipas OKB-së ka shkaktuar vdekjen e të paktën 377 000 personave. /atsh

Related posts

Ushtroi dhunë ndaj partneres së tij për dy vite me radhë, përfundon në arrest shtëpie 22-vjeçari shqiptar! I riu e kanoste dhe e rrihte në sy të fëmijës 3 muajsh

admin

Dërgimi i rraketav me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, Scholz nuk ndryshon qëndrim

admin

Të paktën 10 të vdekur nga mbytja e dy anijeve në Mesdhe! Asnjë gjurmë nga 50 personat e zhdukur në detin Jon

admin