RTV AHIRETI
Shëndetësi

Bakteret në çerdhe mund të rrisin shanset e fëmijëve për asmtë

bakteret-ne-cerdhe-mund-te-rrisin-shanset-e-femijeve-per-asmte

Disa kombinime të baktereve që gjenden në pluhur në mjediset e çerdheve të fëmijëve mund të kenë ndikim në mushkëritë e tyre të reja.

Studiuesit po përpiqen të kuptojnë nëse ndjekja e kujdesit ditor mund të ndikojë në shëndetin e mushkërive të fëmijëve.

Qëllimi i tyre është të ulin rrezikun e asmtës, raporton Us news.

“Ne gjejmë përzierje të baktereve të ndryshme dhe mikrobeve të tjera që jetojnë kudo jashtë, brenda shtëpive tona, në lëkurën tonë dhe madje edhe brenda trupit tonë”.

Këto bashkësi bakteresh, të njohura si mikrobiota, mund të kenë efekte të dobishme ose të dëmshme në shëndetin tonë”, tha Dr. Annabelle Bedard, një studiuese në Instituti Kombëtar Francez i Shëndetësisë dhe Kërkimeve Mjekësore në Paris.

Në Shtetet e Bashkuara, prej 6 milionë fëmijë rreth një në dymbëdhjetë kanë asmë, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Asma është një sëmundje e rëndë që shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe kollë.

Related posts

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani shumë patate të skuqura?

rezart morina

Çfarë janë nishanet e kuqe në lëkurën tuaj?

admin

Fëmijët me gurë në veshka/ Mjekët: Mbajini larg kripës, pijeve me gaz e ushqimeve të konservuara

rezart morina