Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, ka thënë se “zgjidhja e duhur në Rripin e Gazës është të inkurajojë migrimin e banorëve të Gazës në vendet që pranojnë t’i pranojnë ata”, sipas një raporti nga Ynet, një gazetë izraelite.
“Ne do të kontrollojmë përgjithmonë Rripin e Gazës për të garantuar sigurinë dhe për të krijuar një vendbanim izraelit atje, dhe ata që mendojnë se zgjidhjet në Rripin e Gazës do të jenë të ngjashme me ato të provuara në të kaluarën, gabohen,” tha ai në një takim të Partisë Sioniste, të cilën ai e drejton. /mesazhi