Më 8 gushtin e 1991 rreth 20 000 shqiptarë mbërritën në portin e Barit.
Në atë 8 gusht të 32 viteve më parë kujtohet frika, vuajtjet, uria dhe djersa e derdhur drejt lirisë.
Është një gjë të shohësh ato imazhe në TV, është një gjë të jesh brenda, t’i prekësh, të ndjesh dhimbjen dhe buzëqeshjen e tyre.
”Vlora është edhe sot simboli i migrimit: ata njerëz ishin të etur për liri”, deklaron Nicola Montano, inspektor i Policisë së Shtetit, i cili kujton zbarkimin e rreth 20.000 shqiptarëve që mbërritën në portin e Barit në vitin 1991 në bordin e ”anijes Vlora”.
Montanos, i cili menaxhoi operacionet e para me shumë humanizëm, Bashkia e Barit i ka dorëzuar një pergamenë përkujtimore, së bashku me Luca Turit, gazetar dhe fotoreporter; Eva Karafilin, një nga pasagjeret e Vlorës, e cila qysh atëherë jeton dhe punon në Bari duke u marrë me argëtim social dhe teatër si dhe Duli Cajës, artistit shqiptar që krijoi sixhadenë e ekspozuar në dhomën e këshillit të bashkisë.
Vepra e krijuar në vitin 2014 me mbetje pëlhure me ngjyra, përbëhet nga rreth njëzet mijë butona të qepura në pëlhurë, të cilat kujtojnë numrin e njerëzve në bordin e Vlorës.
“Rilindja në Bari filloi 32 vjet më parë me ardhjen e anijes Vlora”, deklaroi këshilltarja për Kulturat, Ines Pierucci.
Që nga ai moment, dy vjet pas rënies së Berlinit, një sërë diktaturash janë fshirë nga Evropa, në të cilat shpresojmë se Shqipëria do të mund të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur”, shton ai. /atsh
El 8 de agosto de 1991, al puerto de Bari, Italia, llega el barco mercantil Vlora con casi 20 mil albaneses a bordo, huían del hambre y la miseria que el comunismo les había dejado.
El gobierno desde Roma trata de que el barco regrese a Albania, pues sostiene que no es posible… pic.twitter.com/3LERem49w7— Eros (@yedalar) August 8, 2023