RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE: Djegia e Kuranit apo çdo libri tjetër të shenjtë është ‘akt i qartë provokimi’

be:-djegia-e-kuranit-apo-cdo-libri-tjeter-te-shenjte-eshte-‘akt-i-qarte-provokimi’

Bashkimi Evropian (BE) tha sot se djegia e kopjes së Kuranit ose çdo libri tjetër të shenjtë “është fyese dhe mosrespektuese dhe akt i qartë provokimi”.

Deklarata e bllokut erdhi pasi një person i identifikuar si Salwan Momika dogji një kopje të librit të shenjtë musliman nën mbrojtjen e policisë përpara një xhamie në Stokholm të mërkurën.

Provokimi ndodhi në ditën e Kurban Bajramit, një nga festat kryesore fetare islame të festuar nga muslimanët në mbarë botën.

“Manifestimet e racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës që buron nga këto nuk kanë vend në Evropë”, tha në një deklaratë Nabila Massrali, zëdhënësja e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë.

“BE-ja i bashkohet Ministrisë suedeze të Punëve të Jashtme në refuzimin e saj të fuqishëm të djegies së Kuranit nga një individ në Suedi. Ky akt në asnjë mënyrë nuk pasqyron opinionet e Bashkimit Evropian”, theksoi Massrali.

“Është edhe më e trishtueshme që një akt i tillë është kryer në festën e rëndësishme muslimane të Kurban Bajramit”, shtoi ajo. /atsh

Related posts

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit: Qeveria e Kosovës po e bën Beogradin të duket si palë e dëmtuar!

admin

Pas hapjes së urës mbi Ibër, Komuna e Mitrovicës pritet të vendosë edhe për xhaminë

admin

Raporti i Borrellit, sot diskutohet për masat ndaj Kosovës

RTI