RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja bën thirrje për pauzë të menjëhershme humanitare në Gaza

be-ja-ben-thirrje-per-pauze-te-menjehershme-humanitare-ne-gaza

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për pauzë të menjëhershme humanitare në Rripin e Gazës.

26 nga 27 shtetet anëtare të BE-së kanë kërkuar “pauzë humanitare të menjëhershme që do të çonte te një armëpushim i qëndrueshëm”, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, transmeton agjencia “AP”.

Borrell ka thënë se 26 shtete anëtare janë pajtuar të “kërkojmë pauzë të menjëhershme humanitare që do të çonte te armëpushimi i qëndrueshëm, të lirohen pa kushte pengjet dhe po ashtu për dispozita për ndihma humanitare”.

Borrell nuk përmendi se cili shtet i BE-së nuk u pajtua me deklaratën, por diplomatët thonë se Hungaria kishte bllokuar një deklaratë të ngjashme disa ditë më parë. /koha

Related posts

Sulmet ndaj xhamive në Gjermani, shqetësim për myslimanët

rezart morina

Tërmeti në Siri “zhvendos” mbi 170 mijë persona

rezart morina

Mbyllet lokacioni që është shfrytëzuar si treg i kafshëve në Feriza

admin