RTV AHIRETI
Lajme

BE-ja kritikon Serbinë për bashkëpunimin me Rusinë

be-ja-kritikon-serbine-per-bashkepunimin-me-rusine

Bashkimi Evropian i tha Serbisë se mbajtja e raporteve me Rusinë në kohën kur Moska po vazhdon agresionin kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e bllokut dhe procesin e anëtarësimit.

Ky reagim i Brukselit pason një takim mes zëvendëskryeministrit serb, Aleksadnar Vulin, me zyrtarët e Kremlinit në Moskë dhe pretendimeve për bashkëpunim të inteligjencës me Rusinë.

“BE-ja ka qenë e qartë me partnerët tanë: raportet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuara dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës”, tha blloku evropian në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë më 15 gusht.

Nga BE-ja thanë po ashtu se “duam që të gjitha shtetet kandidate t’i konsiderojmë si partnere të besueshme evropiane me parime të përbashkëta, vlera, siguri dhe prosperitet”

The post BE-ja kritikon Serbinë për bashkëpunimin me Rusinë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Marrëveshja e Ohërit, ndër temat për të cilën Gërvalla do të flasë në Këshilli i Sigurimit

admin

Katër aksidente me fatalitet gjatë janarit – kërkohet të vendosen kamera statike në rrugë

RTI

Myftiu Tërnava paralajmëron padi për personat që shpifën për BIK-un

RTI