RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja miraton hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen

be-ja-miraton-hyrjen-e-kroacise-ne-zonen-shengen

Bashkimi Evropian (BE) miratoi pranimin e Kroacisë në zonën Shengen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vit Rakusan, ministri i Brendshëm i Çekisë, vend kryesues i radhës me BE-në, si dhe komisionerja e BE-së për punët e brendshme, Ylva Johansson, u prononcuan për mediat gjatë takimit të ministrave të brendshëm të bllokut.

Rakusan njoftoi se ministrat kanë miratuar pranimin e Kroacisë në zonën Shengen.

Duke iu referuar refuzimit të Rumanisë dhe Bullgarisë me veton e Austrisë, Rakusan tha: “Unë mendoj se Rumania dhe Bullgaria janë gati të bëhen anëtarë të Shengenit”.

Ndërkaq, Johansson u shpreh e zhgënjyer për këtë dhe iu drejtua qytetarëve të dy vendeve.

“Ju gjithashtu meritoni të jeni anëtarë të Shengenit dhe të keni lëvizje të lirë. Keni pasur mbështetjen e shumë shteteve anëtare”, tha Johansson, duke shtuar se pranimi i dy vendeve do të vazhdojë të jetë prioritet.

Austria, e cila së fundmi është përballur me rritje të kërkesave për azil, është shprehur e shqetësuar për rritje të imigracionit në rast të pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë.

Hyrja në Shengen kërkon votën unanime të të gjithë vendeve anëtare.

Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia iu bashkuan zonës Shengen në vitin 2007.

Në vitin 2008 u përfshi edhe Zvicra, e cila nuk është anëtare e BE-së.

Qytetarët e më shumë se 60 vendeve mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, e cila ka 27 shtete anëtare me anëtarësimin e Kroacisë. Ndërkaq, kërkohen viza nga qytetarët e më shumë se 100 vendeve.

Related posts

Polonia nis planet për një referendum mbi çështjen e pranimit të emigrantëve

rezart morina

Ben Emmerson tërhiqet nga mbrojtja e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale

admin

Kolonët hebrenj të dielën herët sulmuan oborrin e xhamisë Al-Aksa – VIDEO

admin