RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja ngrin bashkëpunimin me policinë izraelite

be-ja-ngrin-bashkepunimin-me-policine-izraelite

Zyrtarët izraelitë thanë për ‘Haaretz’ se vendimi është treguesi i parë evropian se ndryshimi i politikës izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar do të dëmtojë bashkëpunimin me BE-në.

Bashkimi Evropian ka ngrirë bashkëpunimin me policinë izraelite për shkak të shqetësimeve në lidhje me politikën e qeverisë së ardhshme, raportuan sot mediat izraelite.

Shtatorin e kaluar, Izraeli dhe BE-ja nënshkruan një projekt-marrëveshje për përmirësimin e shkëmbimit të informacioneve të inteligjencës. Megjithatë, marrëveshja duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian.

“BE-ja e informoi ambasadorin izraelit Haim Regev se për momentin do të ndërpresë promovimin e projekt-marrëveshjes për bashkëpunimin në fushën e inteligjencës ndërmjet policisë izraelite dhe Agjencisë së Policisë Evropiane, Europol”, shkruan gazeta ‘Haaretz’, duke cituar burime të mirë nformuara.

Vendimi për pezullim Regevit iu dorëzua të premten e kaluar, sipas gazetës.

Zyrtarët izraelitë thanë për ‘Haaretz’ se vendimi është treguesi i parë evropian se ndryshimi i politikës izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar do të dëmtojë bashkëpunimin me BE-në.

Të hënën, kreu i Zyrës së Bashkëpunimit për Zbatimin e Ligjit të BE-së, Rob Rosenberg, tha se “marrëveshja përfundimtare mund të përfshijë përjashtime të vogla” të kufizuara në “situata të kërcënimeve materiale dhe nevojën për të mbrojtur popullsinë civile”.

Sipas ‘Haaretz’, marrëveshja pritet të përfshijë një klauzolë që ndalon Izraelin të përdorë çfarëdo informacioni që merr nga Evropa në territoret palestineze të pushtuara në vitin 1967.

E drejta ndërkombëtare e sheh Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të pushtuara” dhe të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve hebreje i konsideron atje si të paligjshme.

Mandatari për formimin e qeverisë izraelite, Benjamin Netanyahu, u pajtua që t’i ofrojë politikanit të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir postin e ministrit të Sigurisë Kombëtare në qeverinë e re, vendim ky që ngjalli shqetësime rajonale dhe ndërkombëtare.

Related posts

Kurti: 106 persona në Pastasellë u vranë vetëm pse ishin shqiptarë

admin

Argjentinë – Populisti libertarian Milei fiton zgjedhjet presidenciale – VIDEO

rezart morina

SHBA dhe Ukraina diskutojnë marrëveshjet e sigurisë dhe bisedimet e mbajtura në Arabinë Saudite

rezart morina