RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE ka dhënë 108 miliardë euro në mbështetje për Ukrainën

be-ka-dhene-108-miliarde-euro-ne-mbeshtetje-per-ukrainen

Bashkimi Evropian (BE) i ka ofruar gjithsej 108 miliardë euro mbështetje financiare, humanitare dhe ushtarake Ukrainës që nga fillimi i luftës me Rusinë, transmeton Anadolu.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ndau një postim në llogarinë e saj në rrjetet sociale X në lidhje me mbështetjen që BE dhe vendet anëtare i kanë dhënë Ukrainës që nga fillimi i luftës.

Duke theksuar se BE-ja ka qenë në anën e Ukrainës që nga dita e parë e luftës, von der Leyen tha: “Si BE dhe shtete anëtare, ne kemi dhënë rreth 108 miliardë euro në mbështetje për Ukrainën”.

Von der Leyen tha se Ukraina do të dalë fitimtare nga lufta.

“BE do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës dhe popullit të saj për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, theksoi ajo.

Sipas të dhënave të BE-së, nga afro 108 miliardë euro ndihma e ofruar nga BE-ja dhe vendet anëtare për Ukrainën që nga fillimi i luftës, 52 miliardë euro ishin mbështetje financiare, fiskale dhe humanitare, 39 miliardë euro ishin në formën e ndihmës ushtarake, si dhe 17 miliardë euro u shpenzuan për ukrainasit që u strehuan në vendet e BE-së.

Related posts

Rritja ekonomike do të jetë 3.9 për qind, sipas BQK-së

RTI

Milot Rashica shkon për t’iu ndihmuar familjeve të prekura nga tërmeti në Turqi

admin

Stoltenberg: Rreziku më i madh do të ishte fitorja e Rusisë në Ukrainë

admin