RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE kërkon tërheqjen e Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri

be-kerkon-terheqjen-e-policise-se-kosoves-nga-objektet-komunale-ne-veri

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se Kosova duhet t’i pezullojë operacionet policore rreth ndërtesave të komunave në veri të Kosovës, si hap i parë i shtensionimit.

Borrell tha se ka biseduar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe se i ka ftuar “ta qetësojnë situatën menjëherë dhe pa kushte”.

“Bashkimi Evropian e dënon dhunën në veri të Kosovës. Kjo sjell në një situatë të rrezikshme. Kam pasur kontakt me Kurtin këtë mëngjes dhe presidentin serb Aleksandar Vuciq mbrëmë, dhe kam kërkuar nga të dyja palët që të marrin masa të shtensionohet gjendja. Si hap i parë pres që institucionet e Kosovës t’i heqin forcat policore nga ndërtesat e komunave në veri të Kosovës, dhe protestuesit të qetësohen”, ka thënë Borrell për gazetarët në Bruksel.

Ai, po ashtu, tha se BE-ja pret që palët të angazhohen në dialog dhe ta hapin rrugën për zbatimin e Marrëveshjes drejt normnalizimit të marrëdhënieve.

Related posts

Greva e punëtoreve teknikë të Kuvendit, Azemi: Javën e ardhshme mund të ndërpritet kontrata kompanisë

RTI

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

RTI

Shefi i CIA-s në Ballkan, temë Kosova dhe Bosnja

rezart morina