RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE: Kthimi i serbëve të Kosovës në institucione pjesë themelore e marrëveshjeve

be:-kthimi-i-serbeve-te-kosoves-ne-institucione-pjese-themelore-e-marreveshjeve

Bashkimi Evropian ka shprehur zhgënjimin e tij me vendimin e Listës Serbe dhe të partive të tjera që përfaqësojnë serbët e Kosovës për të mos marr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 Prillit në komunat në veri të Kosovës.

Në një përgjigje për RTV21, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se një pjesë themelore e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit është edhe kthimi i qëndrueshëm i serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, duke përfshirë edhe pushtetin lokal.

Ai tha se BE-ja është angazhuar me të dyja palët për të shtendosur tensionet dhe që serbët të përmbushin detyrimet e tyre të dialogut të kthehen në institucione dhe që Kosova të mundësojë të bëhet ky rikthim.

“Është e domosdoshme që të kthehemi në një situatë ku serbët e Kosovës marrin pjesë aktive në qeverisjen lokale, në polici dhe gjyqësorin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë që të dyja palët të luajnë rolin e tyre në këtë”, tha Stano.

Përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës nuk kanë pranuar që të marrin pjesë në zgjedhjet në katër komunat në veri, të rishpallura nga presidentja Osmani për t’u mbajtur më 23 Prill. Tensionet u rritën në prag të mbajtjes së zgjedhjeve dhe një numër makinash të riregjistruara me targat me RKS të pronarëve serbë u dogjën në dy javët e fundit.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se i takon Koosvës dhe Serbisë që të kenë prioritet kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Koosvës, duke lënë të kuptohet se BE-ja nuk do të mund të detyrojë pjesëmarrjen e askujt në procese, siç u cilësuan, dëmokratike.

“Megjithatë, BE-ja nuk mund t’i detyrojë këto procese demokratike të jenë të suksesshme. Është detyrë e Kosovës dhe Serbisë që të kenë prioritet kthimin e serbëve të Kosovës në pushtetin lokal, policinë dhe gjyqësorin dhe të bien dakord për një rrugë përpara që është gjithëpërfshirëse, e drejtë, demokratike dhe paqësore”, tha zëdhënsi Stano.

Related posts

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

admin

Pas 200 orësh shpëtohen katër persona nga rrënojat në Turqi

admin

Kurti: Në veri kishte tendenca për shembjen e sistemit tonë shtetëror, mbesim aleat i pakompromis i SHBA-së dhe BE-së

rezart morina