RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE vazhdon presionin: Themelimi i Asociaiconit duhet të nisë pa vonesa

be-vazhdon-presionin:-themelimi-i-asociaiconit-duhet-te-nise-pa-vonesa

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, theksoi se Bashkimi Evropian po monitoron me kujdes situatën në veri të Kosovës dhe ritheksoi se BE-ja tashmë e ka thënë qartë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të fillojë menjëherë pa vonesa dhe kushte.

Stano deklaroi në konferencën për shtyp se janë në kontakt me autoritetet kompetente për të kuptuar plotësisht zhvillimin e ngjarjeve dhe nëse është e nevojshme të mund të reagojnë siç duhet.

Kur bëhet fjalë për mënyrën se si BE-ja e sheh situatën në veri të Kosovës, Stano ka deklaruar se kjo është thënë qartë edhe në deklaratën e përbashkët të 27 anëtarëve të BE-së.

“Aty thuhet gjithçka, si dhe të gjitha pritjet e BE-së sa i përket Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës”, tha Stano.

Zëdhënësi i BE-së përsëriti se BE-ja ka thënë qartë se formimi i Asociacionit duhet të fillojë menjëherë pa vonesa dhe kushte.

“Si do të bëhet, në çfarë mënyre, në çfarë forme do të jetë, do të diskutohet në dialog. Dialogu është platforma ku do t’i zgjidhim këto çështje. Procesi i negociatave duhet dhe do të jetë në dialog, jo në media dhe publik”, tha ai.

Stano theksoi se Asociacioni është një obligim ndërkombëtar që Kosova e ka marrë dhe ritheksoi se çështjet teknike, si do të duket, si do të funksionojë, çfarë statuti do të ketë, janë gjëra për të cilat do të punohet në dialog.

“Këto janë gjëra që BE pret të bëhen në dialog”, tha Stano.

Related posts

Prokuroria kërkon rikthimin e çështjes që akuzon ish-Presidentin Trump për dokumentet e klasifikuara

admin

Erdoğan: Turqia përballet me një nga ka fatkeqësitë më të mëdha të historisë së saj

rezart morina

Grabitja e armatosur në Suharekë: 1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarve

admin