RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

Begaj vlerëson mbështetjen e Lituanisë për integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës

begaj-vlereson-mbeshtetjen-e-lituanise-per-integrimin-e-shqiperise-dhe-kosoves

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vlerësuar mbështetjen e Lituanisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Këtë ai e ka thënë gjatë vizitës në këtë shtet ku është pritur nga homologu Gitanas Nausėda.

“Gjatë vizitës sime në Vilnius, vlerësova mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Begaj.

Ai ka thënë se Shqipëria është e angazhuar për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, duke u përqendruar në sektorët e arsimit, ekonomisë, sigurisë kibernetike dhe turizmit.

“Fluturimi i ri i drejtpërdrejtë do të ndihmojë në nxitjen e këtyre përpjekjeve”, është shprehur Begaj.

Related posts

​‘Evropë ose vdekje’, emigrantët adoleshentë rrezikojnë gjithçka për të kaluar Mesdheun

rezart morina

Analiza e REL: Vizita e Putinit në Mongoli vë në pah limitet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

admin

Moldavia thotë se nuk po synon të anëtarësohet në NATO – VIDEO

admin