RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Belgjikë, rreth 4 mijë refugjatë nuk kanë vend ku të strehohen

belgjike,-rreth-4-mije-refugjate-nuk-kane-vend-ku-te-strehohen

Afërsisht 4 mijë refugjatë që aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Belgjikë presin që shteti t’u sigurojë një vend për të qëndruar, transmeton Anadolu.

Sipas mediave vendase, problemi i strehimit të azilkërkuesve që kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare vazhdon prej rreth 3 vitesh.

Azilkërkuesit, të cilët kanë të drejtë ligjore për t’u strehuar për shkak se kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare, janë të detyruar të jetojnë në rrugë sepse nuk u është caktuar vend strehimi.

Duke qenë se numri i personave në listën e pritjes për banim vazhdon të rritet, ky numër, i cili në fillim të vitit ishte 3 mijë, në muajin korrik arriti afërsisht në 4 mijë.

Ndërsa në qendrat e rezervuara për refugjatët në pjesë të ndryshme të vendit janë gjithsej 35.704 shtretër, llogaritet se 95 për qind e tyre janë të mbushur.

– Rritja e kërkesave për azil

Thuhet se vendi ka thyer rekordin e viteve të fundit me mbi 20 mijë kërkesa për azil të pranuara deri më tani këtë vit.

Thomas Willekens, përgjegjës për “Refugee Work Flanders”, një nga OJQ-të kryesore që merret me refugjatët, informoi se rreth 7 mijë aplikime janë bërë vetëm në shtator dhe tetor të vitit të kaluar.

“Nëse trendi që pamë në shtator dhe tetor vazhdon këtë vit, ka shumë gjasa që të arrijmë një numër të ri rekord”, tha Willekens.

– Kriza e refugjatëve në Belgjikë

Prej kohësh në Belgjikë ka një krizë në lidhje me mungesën e strehimit për ata që duan të aplikojnë për azil.

Shteti nuk i përmbush detyrimet e tij, duke përmendur faktin se qendrat e pritjes së refugjatëve janë të mbushura.

Avokatët vullnetarë po fitojnë mijëra çështje kundër shtetit belg në gjykatat e Brukselit. Avokatët i çojnë çështjet e azilkërkuesve në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) pasi urdhrat e gjykatës nuk janë zbatuar.

Edhe pse GJEDNJ ka lëshuar vazhdimisht urdhra paraprake kundër Belgjikës për mosdhënien e strehimit për qindra azilkërkues, azilkërkuesit ende vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë.

Related posts

FOTO/ “Do të të q* nënën…!”- Plas sherri në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet me grusht kolegun

admin

Qeveria gjermane kritikon një rregullore të BE-së për azilin

rezart morina

Iz’raeli liron 33 pa’lestinezë me shenja to’rture të arr’estuar në Ga’za

admin