RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Belgjikë, Universiteti Gent pezullon marrëdhëniet me Iz’raelin

belgjike,-universiteti-gent-pezullon-marredheniet-me-iz’raelin

Universiteti Gent në Belgjikë njoftoi se ka pezulluar të gjitha marrëveshjet për bashkëpunimin akademik me Izraelin, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga rektori i universitetit, Rik Van de Walle, si arsye e vendimit paraqiten “përmasa, kohëzgjatja dhe natyra e shkeljeve të të drejtave të njeriut që janë kryer nga qeveria e Izraelit”.

Administrata e universitetit ka ndaluar të gjithë bashkëpunimin akademik që vazhdon me universitetet izraelite dhe institucionet kërkimore, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se në rastin kur përfundimi i bashkëpunimit nuk do të jetë i mundur në aspektin ligjor, universiteti do të tërhiqet në mënyrë të njëanshme nga projektet në fjalë.

Në një deklaratë për agjencinë zyrtare të lajmeve Belga të Belgjikës, Van de Walle tha se “Universiteti Gent nuk dëshiron të përfshihet në shkeljet shumë serioze të të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar të ndodhura në Gaza. Për këtë arsye universiteti nuk dëshiron të bashkëpunojë me partnerë që janë të përfshirë në këtë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”.

Gjithashtu edhe Universiteti i Lirë i Brukselit (ULB) njoftoi më 28 maj, dhe Universiteti Anvers njoftoi më 30 maj se kanë pezulluar marrëdhëniet e tyre me Izraelin.

Në Belgjikë vazhdojnë protestat e studentëve që nisën në fillim të muajit në Universitetet e Brukselit, Gentit, Anversit, Leuvenit dhe Lieges.

Related posts

6 milionë afganë në prag të urisë, paralajmëron OKB

admin

Kryetari i Komunës së Zveçanit hyn brenda në objekt

rezart morina

Ministrat e Evropës Qendrore thirrje për forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së

admin