RTV AHIRETI
Kuzhinë

Bëni Toblerone në shtëpi me vetëm tre përbërës

beni-toblerone-ne-shtepi-me-vetem-tre-perberes

Janë më të lirë se ato të blera në dyqan

Versioni i bërë në shtëpi i kësaj ëmbëlsire të famshme është jashtëzakonisht i lehtë për t’u bërë.

Toblerone është një çokollatë e famshme zvicerane që fillimisht është bërë me bajame, por sot ka shumë versione me përbërës të ndryshëm. Fitoi popullaritet sapo u shfaq për shkak të shijes fantastike dhe ne ju sugjerojmë të bëni sa më lehtë Toblerone në shtëpi.

Ju duhen vetëm tre përbërës dhe pak kohë, dhe ato janë më të lira se të blera në dyqan dhe më të shijshme, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

250 g çokollatë,
80-100 g mjaltë,
▪ 75 g bajame.

Përgatitja:

Shkrini çokollatën në avull, më pas shtoni mjaltin e ngrohur dhe përzieni mirë.

Pas kësaj shtojmë bajamet e grira dhe i përziejmë sërish mirë, në mënyrë që të gjithë përbërësit të bashkohen.

Më pas formoni një trekëndësh (që të duket si Toblerone të vërteta) dhe mbështilleni me letër transparente.

Vendoseni në frigorifer për të paktën 2 orë.

Shijojini. /Telegrafi/

The post Bëni Toblerone në shtëpi me vetëm tre përbërës appeared first on Telegrafi.

Related posts

Sallata që shkon më shumë me skarë: Përgatitet në 5 minuta dhe ka një shije fenomenale

admin

Kjo është receta më e mirë për të bërë mish me lakër – shije perfekte për dimër

admin

Bukë me miell liri dhe fara liri

rezart morina