RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Berlusconi: Qeveria e re italiane do të jetë liberale, e krishterë, me orientim europian

berlusconi:-qeveria-e-re-italiane-do-te-jete-liberale,-e-krishtere,-me-orientim-europian

Silvio Berlusconi foli në televizionin publik italian Rai dhe iu referua zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen në Itali më 25 shtator. Ai tha se qeveria e re do të jetë “liberale dhe e krishterë”.

“Eksperiencat tona qeveritare të deritanishme janë garanci absolute se qeveria e re italiane do të jetë liberale, e krishterë, me orientim europian dhe proatlantik”, theksoi ai.

Një mesazh Berlusconi kishte edhe për aleatët: “Në rast se aleatët tanë, të cilëve unë i respektoj dhe besoj, zgjedhin një drejtim tjetër, ne nuk do të qëndrojmë në qeveri”. /abcnews

Related posts

Zelensky: Ukraina do të nënshkruajë sot marrëveshje sigurie me SHBA-në dhe Japoninë

admin

OKB raporton pothuajse dyfishim të qasjes humanitare të mohuar në Ga’za nga autoritetet iz’raelite në gusht

rezart morina

Gjermani/ Numri i vdekjeve prej drogave në nivel rekord

RTI