RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Betohen ministrat e rinj të kabinetit qeveritar në Shqipëri

betohen-ministrat-e-rinj-te-kabinetit-qeveritar-ne-shqiperi

Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Ceremonia e betimit u zhvillua në orën 10:00 në ambientet e Presidencës.

Para Presidentit Begaj u betuan, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministri i Financave, Petrit Malaj dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

Ndryshimet e reja në qeveri u votuan dje në Kuvend, pasi morën dekretin e Presidentit Begaj me propozim të kryeministrit Edi Rama./ATSH

Related posts

Për 3 muaj për pasaportë të Kosovës aplikuan 531 serbë të veriut

admin

Vuçiqi pretendon se dronët “Bayraktar” u ngritën në afro 6 mijë metra në Gjakovë “për të zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe”

admin6

Shpërthejnë protestat kundër qeverisë në Spanjë: Kryeministri është tradhtar!

admin