Sot është mbajtur ceremonia e betimit të gjyqtarit, Jeton Bytyqi para presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.
Sipas njoftimit, Osmani e ka uruar Bytyqin për rolin e ri si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe ka theksuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të këtij institucioni.
“Gjyqtari Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale”, thuhet tutje