RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden dhe Harris diskutojnë me ekipin e sigurisë kombëtare “kë’rcënimet ndaj Iz’raelit me burim nga Irani”

biden-dhe-harris-diskutojne-me-ekipin-e-sigurise-kombetare-“ke’rcenimet-ndaj-iz’raelit-me-burim-nga-irani”

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris, vlerësuan me ekipin e tyre të sigurisë kombëtare situatën e fundit në Lindjen e Mesme, ndërkohë temat që kryesuan në tensionin e rritur në rajon ishin “kërcënimet ndaj Izraelit me burim nga Irani” dhe sulmi ndaj bazës ushtarake Al Asad në Irak, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të bërë nga Shtëpia e Bardhë, Biden dhe Harris u takuan me ekipin e sigurisë kombëtare në Sallën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë.

Në takimin ku u diskutua gjerësisht për tensionet në rritje në ditët e fundit në Lindjen e Mesme, u vlerësua kryesisht tensioni mes Izraelit dhe Iranit dhe ndërlikimet që lidhen me të.

Ekipi i sigurisë kombëtare informoi Biden dhe Harris për sulmin në bazën ajrore amerikane Al Asad dje në Irak, ndërsa në takim u trajtua në mënyrë gjithëpërfshirëse “Kërcënimet kundër Izraelit me burim nga Irani”.

Gjithashtu u theksua se gjatë takimit u diskutuan të gjitha masat për të garantuar sigurinë e Izraelit dhe ushtarëve amerikanë që shërbejnë në rajon.

Ndër të tjera gjatë takimit të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, u vlerësuan edhe përpjekjet diplomatike për uljen e tensionit në rajon dhe procesi i mundshëm për armëpushim në Gaza.

Related posts

Lajçak në Kosovë pa paralajmërim, takohet me kryeministrin Kurti

admin

Pritjet e mërgimtarëve në pikat kufitare deri në 30 minuta

RTI

I jepet lamtumira e fundit, sot ditë zie në Kosovë në nderim të Ismail Kadaresë

admin