Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se ishte e mrekullueshme të takonte sërish presidentin Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu.
Biden postoi një mesazh në llogarinë e tij në rrjetet sociale në lidhje me takimin e tij me presidentin Erdoğan në kuadër të Samitit të NATO-s në Vilnius.
Biden deklaroi se Samiti i NATO-s mori një kuptim “më historik” me vendimin e Türkiye-s për anëtarësimin e Suedisë në Aleancën Veri-Atlantike.
Duke publikuar një foto të tij me presidentin Erdoğan, Biden tha: “Ishte e mrekullueshme të takoja përsëri presidentin Recep Tayyip Erdoğan në Lituani si pjesë e Samitit të NATO-s”.