RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden në takimin me Zelenskyy-n përsërit mbështetjen e plotë për Ukrainën

biden-ne-takimin-me-zelenskyy-n-perserit-mbeshtetjen-e-plote-per-ukrainen

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u takua në New York me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy dhe theksoi se do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të plotë për Kievin kundër Rusisë, transmeton Anadolu.

Shtëpia e Bardhë bëri një deklaratë me shkrim lidhur me takimin Biden-Zelenskyy që u mbajt në kuadër të takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) në New York.

Biden në takimin e tij me Zelenskyy-n dha mesazhin se mbështetja e fortë e SHBA-së për Ukrainën do të vazhdojë e njëjtë dhe përmendi paketën e re të ndihmës për Ukrainën.

Biden, i cili u takua në New York me Zelenskyy-n, të cilin do ta presë në Shtëpinë e Bardhë të enjten më 26 shtator, në të njëjtën kohë bëri edhe një vlerësim gjithëpërfshirës rreth deklaratës së përbashkët të nënshkruar nga më shumë se 30 vende në lidhje me rindërtimin e Ukrainës.

– Ndihma e re prej 375 milionë dollarësh për Ukrainën

Në deklaratën e Pentagonit thuhet se në Ukrainë do të dërgohet një ndihmë e re ushtarake prej 375 milionë dollarësh.

Sipas kësaj, SHBA-ja do të dërgojë një sasi të konsiderueshme armësh në Kiev, si municione raketash ajër-tokë, raketa HIMARS, armë 155 dhe 105 milimetra dhe armë antitank Javelin.

Related posts

Rusia i dorëzon notë diplomatike Armenisë për hapat “jomiqësorë”

rezart morina

Viza e re e Gjermanisë synon punonjësit e huaj: Kur do të nisë dhe kush ka të drejtë?

admin

“Ferrari” bëhet copash dhe shkrumbohet, ndërron jetë shqiptari dhe një femër. U karbonizuan. Flet vëllai: Është e vështirë ta shprehësh me fjalë

admin