“Unë nuk mendoj shumë për Putinin,” tha presidenti amerikan Joe Biden kur u pyet për kërcënimet e të fortit të Kremlinit për rrezikun e luftës midis Rusisë dhe NATO-s.
Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se nëse Perëndimi lejon Kievin të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi që furnizon për të goditur objektivat në tokën ruse, kjo do të thotë se ” vendet e NATO-s janë në luftë me Rusinë “.
Gjatë takimit të djeshëm me kryeministrin britanik Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan shprehu edhe një herë besimin se Vladimir Putin nuk do të fitojë në luftën kundër Ukrainës. /abcnews