RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden: Vrasja e Haniyeh “nuk ndihmon armëpushimin”

biden:-vrasja-e-haniyeh-“nuk-ndihmon-armepushimin”

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden argumentoi se vrasja e kryetarit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh “nuk ndihmon mundësinë e një armëpushimi”, transmeton Anadolu.

Sipas CNN, Biden bëri një deklaratë për media në bazën e përbashkët ajrore “Andrews”, ku priti tre shtetasit amerikanë që u kthyen në vend me operacionin e shkëmbimit të të burgosurve të menaxhuar nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës (MIT).

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse vrasja e Haniyeh “ndikoi në mundësinë e një armëpushimi”, Biden tha: “Kjo nuk ndihmoi”.

Biden tha se ishte “shumë i shqetësuar” për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe se kishte një takim “shumë të qartë” me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Në takim isha shumë i qartë për këtë çështje. Ne kemi bazë për një armëpushim. Netanyahu duhet të hedhë hap. Edhe ata duhet të lëvizin menjëherë në të”, tha presidenti amerikan.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Bideni zhvilloi bisedë telefonike me Netanyahun.

Në deklaratë thuhej se Bideni e siguroi Netanyahun për sigurinë e Izraelit dhe se “Presidenti nënvizoi angazhimin e tij për sigurinë e Izraelit kundër të gjitha kërcënimeve nga Irani dhe degët e tij terroriste si Hamasi, Hezbollahu dhe Huthit”.

Related posts

SHBA miratoi ligin për ndalimin e TikTok nëse kompania mëmë nuk e shet aplikacionin, ByteDance zbulon vendimin që ka marrë

admin

NATO akordon 40 miliardë euro ndihma ushtarake për Ukrainën

RTI

Turqia mirëpret ekstradimin e militantit kurd nga Suedia

admin