Presidenti amerikan, Joe Biden, ka sugjeruar se Vladimir Putini është i përfshirë në vdekjen e Yevgeny Prigozhinit në përplasjen e avionit, pasi zyrtarët ukrainas e interpretuan incidentin si paralajmërim të “elitave” ruse.
“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por nuk jam i befasuar”, ka thënë Biden. “Nuk ka shumë gjëra që ndodhin në Rusi e që Putini nuk qëndron prapa. Por, unë nuk di mjaftueshëm që të jap një përgjigje”.
Rosaviatsia, autoriteti rus i aviacionit, ka deklaruar se Prigozhini dhe komandanti i Wagnerit Dmitry Utkin ishin në mesin e 10 personave që udhëtonin në avionin që u rrëzua të mërkurën. Shkaku i aksidentit nuk u dha, por armiqësia e gjatë e Prigozhinit me ushtrinë dhe kryengritjen e qershorit i japin shtetit rus motiv të mjaftueshëm për hakmarrje, raportoi Guardian.
Kremlini nuk e ka komentuar ngjarjen. Vetë Putini nuk e përmendi gjatë fjalimit në Moskë që dha në 80 vjetorin e fitores në betejën e Kurskut. /koha