Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do të mbajë sot konferencë urgjente për media në lidhje me grevën në arsim.
Bashkësia Islame e Kosovës ka dërguar një njoftim ku thuhet konferenca do të mbahet në ora 12:00 në kryesin e BIK-ut në Prishtinë.
“Njoftojmë mediat se sot (27 shtator) Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava do të mbajë një konferencë urgjente për shtyp përkitazi me grevën në arsim. Konferenca mbahet në orën 12:00 në selinë e Kryesisë së BIK-ut në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, greva e mësimdhënësve ka nisur më 25 gusht.