RTV AHIRETI
Shëndetësi

Bima që lehtëson simptomat e ftohjes

bima-qe-lehteson-simptomat-e-ftohjes

Konsiderohet si një nga erërat më të mira për zemrën, pasi zvogëlon nivelin e kolesterolit.

Borziloku është një erëz që ka një ndikim fantastik mbi shëndetin dhe trupin. Ndihmon kundër të ftohtit, kontribuon në shëndetin e zemrës, veshkat, sytë, dhëmbët, dhe gjithashtu ndihmon në trajtimin e kancerit, transmeton ksp.

Ndihmon simptomat e ftohjes

Duke ditur se borziloku ka veti antibakteriale, gjethi i tij është efektiv në trajtimin e inflamacionit dhe temperaturës. Zieni një gjethe borziloku në çaj dhe pine ngadalë.

Shëron inflamacionin në fyt

Nëse keni një inflamacion të fytit, shpëlani gojë me ujë të vaktë me borzilok. Do të veprojë kundër inflamacionit dhe do të lehtësojë simptomat e inflamacionit.

Kontribuon në shëndetin e zemrës

Përdorimi i borzilokut ul nivelin e kolesterolit dhe redukton rrezikun e sulmit në zemër dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Përmirëson punën e veshkave

Borziloku forcon veshkat dhe është i shkëlqyeshëm në luftën kundër gurëve në veshka.

Shëron infeksionet në gojë

Infeksionet dhe plagët në gojën tuaj, mund të shërohen përmes përtypjes së gjetheve të borzilokut. Ruan shëndetin e dhëmbëve

Për ata që vuajnë nga probleme të gjakderdhjes në dhëmbë, fryma e keqe dhe prishja e dhëmbëve, borziloku është treguar si një aleat i mirë. Vetitë antibakteriale dhe antibiotike të tij mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të tilla në gojë.

Mbron ADN-në

Gjethet e borzilokut përmbajnë shumë fitonutricientë dhe antioksidues, të cilat mbrojnë qelizat e ADN-së nga dëmtimi pas ekspozimit ndaj rrezet ultravjollcë.

Ndihmon në trajtimin e kancerit

Borziloku ndihmon në trajtimin e shumë llojeve të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit.

Related posts

Sa zgjat helmimi nga ushqimi? Ja shenjat e para që duhet të dini dhe të mos i neglizhoni

admin

Arsyet përse ju dhemb shpatulla kur bën ftohtë, ja si ta trajtoni

admin

Përbërësit që nuk duhet t’i shtoni asnjëherë sallatës nëse jeni në dietë

admin