Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e akuzoi Rusinë si përgjegjëse për vdekjen e figurës së shquar të opozitës, Alexei Navalny, transmeton Anadolu.
“Për më shumë se një dekadë qeveria ruse dhe Putini kanë persekutuar, helmuar dhe burgosur Alexei Navalny-n. Ndërsa tani raportet për vdekjen e tij… zemrat tona janë me gruan dhe familjen e tij”, tha Blinken në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut në Gjermani.
“Vdekja e tij në burgjet ruse, fiksimi dhe frika nga një njeri i vetëm nënvizon dobësinë dhe kalbjen e zemrës së sistemit… Rusia është përgjegjëse për këtë”, theksoi ai.
Sot më herët, shërbimi i burgut rus njoftoi se Navalny ndërroi jetë në një koloni burgu ku po vuante dënimin me akuza të ekstremizmit dhe për mashtrim.
Sipas shërbimit të burgut, Navalny humbi vetëdijen pas një shëtitjeje në distriktin autonom të Arktikut Yamalo-Nenets, ku ndodhet kolonia.