RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken i SHBA-së takon presidentin palestinez, Mahmoud Abbas

blinken-i-shba-se-takon-presidentin-palestinez,-mahmoud-abbas

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është takuar me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Vizita e sekretarit amerikan në Ramallah është vizita e tij e fundit në turneun e tij rajonal që përfshiu edhe Izraelin dhe Egjiptin.

Gjatë takimit me presidentin palestinez, Blinken tha se SHBA-ja kundërshton çdo masë që e bën të vështirë arritjen e zgjidhjes me dy shtete, duke përfshirë zgjerimin e vendbanimeve dhe rrëzimin e shtëpive.

“Ne besojmë se është e rëndësishme të ndërmerren hapa për de-përshkallëzimin dhe ndalimin e dhunës, si dhe për reduktimin e tensioneve. Gjithashtu është e rëndësishme të përpiqemi të krijojmë bazat për veprime më pozitive në vazhdim”, tha Blinken.

“Ajo që po shohim tani për palestinezët është një ngushtim i horizontit të shpresës, jo një zgjerim i horizontit. Dhe kjo, gjithashtu, ne besojmë se duhet të ndryshojë”, shtoi ai.

Shefi i diplomacisë amerikane njoftoi se SHBA-ja do të sigurojë 50 milionë dollarë për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

Dje, Blinken i bëri thirrje Izraelit dhe palës palestineze të “ndërmarrin hapa për të qetësuar tensionet në vend që t’i nxisin ato”.

Vizita e tij vjen në mes të dhunës në rritje në territoret palestineze pas një operacioni ushtarak izraelit të enjten në qytetin Jenin që la të paktën dhjetë palestinezë të vrarë. Në vazhdën e operacionit, dy të shtëna në Kuds morën jetën e shtatë izraelitëve.

Related posts

Rama: Ballkani s’mund të mbetet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë

admin

Baerbock: Suedia dhe Finlanda kanë përmbushur objektivat për anëtarësimin në NATO

rezart morina

Sarrazin: Shpresojmë që Serbia nuk do të bëjë ndonjë budallallëk dhe të futë ushtrinë në Kosovë

rezart morina