RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Blinken planifikon të zgjerojë bashkëpunimin me Kinën në vizitën e tij që po afron

blinken-planifikon-te-zgjeroje-bashkepunimin-me-kinen-ne-viziten-e-tij-qe-po-afron

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken planifikon të zgjerojë bashkëpunimin me Pekinin dhe të avancojë negociatat për stabilizimin e lidhjeve midis dy vendeve gjatë vizitës së tij në Kinë vitin e ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Kyodo, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Marrëdhëniet me Azinë Lindore dhe Paqësor, Daniel Kritenbrink tha në një intervistë se Blinken gjatë vizitës së tij synon të përmirësojë marrëdhëniet me Kinën.

“Shpresojmë që kjo vizitë do të kontribuojë për të menaxhuar në mënyrë të ndërgjegjshme konkurrencën mes nesh ose për të formuar bazë për marrëdhënien në emër të fitimit të stabilitetit”, tha Kritenbrink.

Duke deklaruar se administrata amerikane do të vazhdojë qasjen e saj ndaj Kinës duke u bazuar në tre rregulla bazë, Kritenbrink renditi këto rregulla si më poshtë:

“Investimin në fuqinë brenda vendit, vazhdimin e bashkëpunimit me aleatët dhe partnerët për të mbështetur rendin e bazuar në rregulla rajonale dhe globale, konkurrencën në mënyrë të fuqishme dhe të vetëdijshme pa shkaktuar keqkuptime me Kinën”. Ai theksoi se bashkëpunimi trepalësh, i cili përfshin Tokion dhe Seulin, ka arritur në një “nivel të pashembullt”.

Kritenbrink tha se ndaj Koresë së Veriut do të jepet kundërpërgjigje me një përgjigje të fortë nëse do ketë më shumë teste raketore. “Dera e diplomacisë me Korenë e Veriut është e hapur”, shtoi ai.

Delegacioni diplomatik amerikan i kryesuar nga Kritenbrink vizitoi Kinën më 11 dhjetor. Delegacioni, i cili pas Kinës vizitoi Korenë e Jugut dhe Japoninë ishte delegacioni i parë diplomatik i nivelit të lartë që vizitoi Pekinin pas takimit të presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit kinez Xi Jinping në ishullin indonezian të Balit më 14 nëntor.

Në takimin Biden-Jinping u vendos që mes dy vendeve të mbahen të hapura kanalet e komunikimit dhe që Sekretari i Jashtëm Blinken të vizitojë Kinën.

Pas takimit të dy liderëve, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe ministri kinez i Mbrojtjes, Wei Fenghe u takuan në margjinat e Takimit të zgjeruar të Ministrave të Mbrojtjes të Asociacionit së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) muajin e kaluar.

Përfaqësuesit e klimës të dy vendeve u takuan në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP 27) të mbajtur muajin e kaluar në qytetin Sharm El Sheikh në Egjipt.

Related posts

Bullgaria do t’i shesë reaktorët bërthamorë rusë

admin

Britania: Jemi “thellësisht të shqetësuar” nga lajmet lidhur me viktimat civile në Bregun Perëndimor

rezart morina

Zbulohet platforma e re e komunikimit të grupeve kriminale, çfarë është “Ghost” që Eurpol heq nga qarkullimi! Në pranga 51 persona

admin