RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShqipëri

Blinken sot në Tiranë, pritet të ketë mesazhe për Kosovën

blinken-sot-ne-tirane,-pritet-te-kete-mesazhe-per-kosoven

Njohës të politikës në Kosovë e Shqipëri, po e vlerësojnë të rëndësishme vizitën e sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken në Shqipëri të enjten. Për herë të parë do të zbarkoj në kryeqytetin e Shqipërisë.

Sot Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken do të vizitoj Tiranën.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Blinken do të ketë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të mbajë edhe konferencë për media.

Por, kjo vizitë e kryediplomatit amerikan në Shqipëri, po vlerësohet nga njohësit e çështjeve politike në Tiranë, se lidhet edhe me situatën politike në Kosovë dhe në Serbi.

“Mesazhet për të ardhmen e Kosovës, Kosova gjendet para të papriturave me Serbinë. Ju e dini më mirë se unë, tashmë jo vetëm armatosja e frikshme e Serbisë, jo vetëm provokimet e tyre, jo incidentet e vazhdueshme. Sidomos një politikë e ngurtë, e z.Kurtit, një predespozit aspak e mirë e Serbisë duket që Kosova do të gjendet para sfidave ku Shqipëria do jetë e angazhuar, por duhet ta ndihmojë Kosovën” , thotë ai.

E, Arton Demhasaj, thekson rëndësinë e mesazhit të cilin, Blinken do ta përçoj nga Tirana për Kosovën.

“ Kjo është një vizitë e rëndësishme për rajonin, për arsyeje se Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po i viziton shtetet e rajonit, normalisht që në këtë vizitë ka me dhënë mesazhe jo vetëm për Shqipërinë ka me dhënë mesazhe për krejt rajonin që padiskutim tema kryesore ka me qenë dialogu Kosovë-Serbi zbatimi i marrëveshjeve të arritura, në mënyrë me stabilizuar gjendjen në rajon” tha Demhasaj për tëvë1.

Blinken do të takojë në Tiranë, rreth 100 të rinj shqiptarë, pjesë e programeve që SHBA-ja zbaton në Shqipëri, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe

Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar.

Kjo është vizita e parë e Antony Blinken në Shqipëri dhe e gjashta e një sekretari amerikan të Shtetit. Në vitin 1991, Shqipërinë e vizitoi James Baker, Madeleine Albright më 2000, Colin Paëell më 2003, Hillary Clinton më 2012 dhe John Kerry në vitin 2016

Related posts

U ndalohet hyrja për tre vjet në Kosovë dy serbëve që u arrestuan për trazirat në veri

admin

Kurti në 25-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës: Integriteti institucional e zyrtar e personal, ruan e mirëmban integritetin territorial

RTI

Vrasjet nuk do të thyejnë rezistencën thotë Khaled Meshaal i Hamasit

admin