Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken i përsëriti ministrit izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant kundërshtimin e SHBA ndaj një ofensive tokësore ushtarake në Rafah.
Në një bisedë telefonike, Blinken “theksoi nevojën urgjente për të mbrojtur civilët dhe punonjësit humanitarë në Gaza”.
Siç thuhet në një shënim nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Blinken i kërkoi gjithashtu Gallantit të “sigurojë që ndihma të mund të hyjë në Gaza dhe të inkurajojë shpërndarjen e saj brenda Gazës, ndërsa Izraeli synon objektivat e Hamasit”.
Blinken gjithashtu “shprehte angazhimin e vendosur të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit dhe qëllimin e përbashkët për të mposhtur Hamasin”, thuhet në shënim. /abcnews