Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprat penale “Mashtrimi”, dhe “Shmangia nga Tatimi”, ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (villa), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale.
Në njoftimin për media thuhet se vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euro dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë.
“Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në zbatimin e Ligjit dhe ndjekjen penale të kryesve të veprave penale”, thuhet tutje në njoftim.
The post Bllokohen 24 prona dhe 11 villa në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë first appeared on Radio Televizioni Iliria.