RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Borell: Duam të shohim Maqedoninë e Veriut si përparon drejt BE-së

borell:-duam-te-shohim-maqedonine-e-veriut-si-perparon-drejt-be-se

“Duam ta shohim Maqedoninë e Veriut se si përparon në procesin e anëtarësimit në BE”. Kështu shkruan përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell në Tëitter, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington. Shkrimit të tij në Tëitter, Borell i kishte bashkangjitur fotografnë me ministrin Mucunski, në të cilën shihen duke folur mes vete vesh më vësh.

“Jam i lumtur që u takova me ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski. Maqedonia e Veriut është aleatja jonë e fuqishme. Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal duhet të mbeten prioritet për vendin. Duam ta shohim Maqedoninë e Veriut se si përparon në procesin e anëtarësimit në BE”.

Mucunski ishte pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski i cili gjatë tri ditëve mori pjesë në takimin e shefave të shteteve ose qeverive të anëtarëve të NATO-s që u mbajt në Washington. Ndërkaq, Mucunski nuk ka postuar asgjë për takimin me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borell. /shenja

Related posts

FAZ: Rikthimi i Trumpit mund t’i hapë rrugë idesë së Thaçit, Ramës e Vuçiqit për ndarjen e Kosovës

admin6

AAK me Rezolutë për dorëheqje ose shkarkim të Qeverisë

admin6

Kryeshefi i pezulluar i KEK-ut deklaron pasuri 1.7 milion euro, pagë vjetore 42 mijë euro

rezart morina