RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Borrell: Është bërë hap i rëndësishëm për Asociacionin, situata në veri shqetësuese

borrell:-eshte-bere-hap-i-rendesishem-per-asociacionin,-situata-ne-veri-shqetesuese

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se sot është bërë hap i rëndësishëm simbolik për themelimin e Asociacionit. Por ka shprehur shqetësimet për gjendjen në veri pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, e cila ishte pika e tretë e rendit të ditës në takimin mes Kurtit e Vuçiqit.

Pas takimit, Borrelli ka thënë se sot është paraqitur drafti i parë për Asociacionin. Por, sipas tij, nuk është i fundit, pasi do të zhvillohen diskutime të tjera për të arritur tek ai final.

“E dyta që është e rëndësishme, palët morën një hap të rëndësishëm simbolik drejt themelimit të Asociacionit të dakorduar 10 vjet më parë. Ekipi Menaxhues i përbërë nga serbët e Kosovës më në fund prenzatuan për palët draftin e parë, nuk është i fundit. Është pikë filluese. Është në vijë me nenin 7 të marrëveshjes së re. Prezantimi i draftit e bën pjesë të rëndësishme takimin. E përshëndes faktin që drafti është ofruar. Kurti ndau mendimet e tij për mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë, e siç pritet pikpamjet e palëve janë dukshëm larg në natyrën se si duhet të jetë Asociacioni. Nuk prisja diçka tjetër, e dija që palët kanë mendim të ndryshëm për natyrën e Asociacionit. Por, edhe nëse nuk janë pajtuar, janë pajtuar të fillojnë negociatat për Asociacionin në të ardhmen e afërt. Duke marrë këtë draftin e parë si hapin e parë të diskutimit. I bëjë thirrje të dyja palëve të angazhohen në këtë proces në mënyrë konstruktive e frymë të mirë, të jnë të gatshëm për kompromis. Procesi të drejtohet nga marrëveshjet e kaluara në dialog, e të inspirohet nga praktikat e mira e modele të mira në Evropë, kemi shumë raste të asociacioneve, natyra të shumta. Në çdo shtet gjen model e do të shqyrtohen gjatë negociatave. Do të lehtësojmë procesin për të arritur marrëveshje finale, duke folluar nga drafti i prezantuar sot”, ka thënë Borrell.

Borrell ka thënë se situata në veri të Kosovës pas zgjedhjeve mund të përshkallëzojë. Ai ka thënë se pjesëmarrja e ulët e votuesve tregon se zgjedhjet nuk do të japin zgjidhje afatgjate e që ka potencial për të çuar në përshkallëzim.

“Shpreha brengën e madhe sa i përket gjendes në veri pas zgjedhjeve të fundit me një shkallë të ulët të daljes në zgjedhje. Duke marrë parasysh këtë shkallë, këto zgjedhje nuk është se ofrojnë ndonjë zgjidhje afatgjate. Ndoshta e kundërta, kanë potencial që të çojnë drejt përshkallëzimit dhe për të minuar implementimin e marrëveshjes së Ohrit dhe kjo nuk është ajo që duam. Askush të mos e dojë këtë, është megjithatë rrezik i madh. Kam inkurajuar palët të gjejnë zgjidhje që u mundëson serbëve të kthehen në institucionet që i kanë braktisur”.

Ai ka theksuar se do të fillojnë diskutimet ashtu që të shmanget përshkallëzimi që mund të çojë në krizë.

“Veprime konkrete nga të dyja palët janë të domosdoshme për të shmangur rrezikun e përshkallëzimit por fatkeqësisht liderët nuk arritën të bëjnë ndonjë lloj pajtimi sot dhe kam frikë që do të ballafaqohemi ndoshta, mund të ballafaqohemi me ndonjë situatë kritike. Bisedimet duhet të vazhdojnë”.

Kosova dhe Serbia në takimin e së martës në Bruksel u pajtuan për Deklaratën për Personat e Zhdukur. Ndërkohë, diskutuan për Asociacionin dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në veri para pak ditësh.

Related posts

Lajçak në Austri, flet për Bosnjën e Ballkanin

RTI

Akuzat për trafikim s*ksual, Sean ‘Diddy’ Combs i refuzohet lirimi me kusht për herë të dytë! Avokatët ofruan 50 milionë euro garanci pasurore, por nuk u pranua pasi…

admin

Iz’raeli shkatërroi bllokun e plotë të banimit në Haret Hreik të Bejrutit

admin