RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Borrell: Më shumë bashkëpunim në çështjet e sigurisë me Azinë

borrell:-me-shume-bashkepunim-ne-ceshtjet-e-sigurise-me-azine

Diplomati i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell bëri thirrje që Azia dhe Evropa të bashkëpunojnë më shumë në çështjet e sigurisë përpara Dialogut Shangri-La, një konferencë e madhe në Singapor.

Borell tha se partnerët aziatikë dhe BE-ja duhet të mbronin së bashku parimet thelbësore të sigurisë kurdo dhe kudo që kërcënohen nga pushtimi i Ukrainës deri te tensionet në Detin e Kinës Jugore.

“BE-ja është një partner i besueshëm i sigurisë dhe ne investojmë në sigurinë e përbashkët me partnerët tanë aziatikë dhe kjo është shumë e nevojshme në një kohë paqëndrueshmërie gjeopolitike”, tha ai.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së tha se blloku ka thyer disa tabu në lëvizjet e fundit, për të bashkëpunuar më shumë në politikën e mbrojtjes, duke vlerësuar vendimet. /atsh

Related posts

Nga “Pistoleta buzëkuq” te “Ombrella bullgare”, armët sekrete të spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë

admin

Shefi i CIA-s Burns në Ballkan, Lubonja: Ka shqetësim amerikan për Kosovën. Vizita mund të jetë sinjal për Kurtin, që…

admin

Shqipëria po plaket, gjysma e banorëve janë mbi 36 vjeç

Muhamet Ramadani