Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, njofton se parashikimet sugjerojnë se ekonomia e Kosovës pritet të rritet më shpejtë gjatë vitit 2024, e mbështetur nga rritja e të ardhurave reale të disponueshme, falë uljes së inflacionit dhe rritjes së burimeve të financimit.
“Sipas projeksioneve të BQKsë, ekonomia pritet të rritet me 3.9 përqind gjatë vitit 2024. Kjo rritje pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve. Ndërkohë, importi i mallrave dhe shërbimeve pritet të ketë një ndikim negativ në rritjen e BPV-së”, thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimi Tremujor i Ekonomisë.
BQK njofton se sipas vlerësimeve preliminare të ASK-së, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 5.6 përqind në TM1 2024.
“Përshpejtimi i rritjes ekonomike kundrejt periudhës së njëjtë të vitit të kaluar lidhet kryesisht me dinamikën e kërkesës vendore, ndërsa eksportet neto ndikuan negativisht aktivitetin ekonomik si rezultat i rritjes së kërkesës vendore që u shoqërua me rritje të importit, liberalizimit të vizave që ka ndikuar në rritjen e importit të shërbimeve të udhëtimit, dinamikave të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe kërkesa e dobësuar në Eurozonë”, thuhet në raport.
Rritja ekonomike në TM1 2024 është mbështetur kryesisht nga konsumi dhe investimet, që kontribuan me 9.1 përkatësisht 1.0 pikë përqindje. Në anën tjetër, eksportet neto patën një ndikim negativ në rritjen reale të BPV-së me
“Në TM1 2024, konsumi është rritur për 8.9 përqind, një rritje shumë më e lartë krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Investimet shënuan rritje për 3.1 përqind, kryesisht për shkak të rritjes së investimeve publike dhe kreditimi. Sa i përket tregtisë së jashtme, eksportet neto thelluan deficitin tregtar për 12.7 përqind. Rritja e deficitit tregtar ishte pasojë e rritjes së importit të mallrave dhe shërbimeve për 9.1 përqind (importi i mallrave shënoi rritje për 6.9 përqind, ndërsa importi i shërbimeve shënoi rritje për 30.8 përqind), si dhe rënies së eksportit të mallrave për 1.9 përqind, ndërsa eksporti i shërbimeve shënoi rritje për 14.0 përqind”, thuhet në raport.
The post BQK: Ekonomia pritet të rritet me 3.9 përqind gjatë vitit 2024 first appeared on Radio Televizioni Iliria.