RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Brazil, policia merr në pyetje ish-presidentin Bolsonaro për komplotin e grusht shtetit

brazil,-policia-merr-ne-pyetje-ish-presidentin-bolsonaro-per-komplotin-e-grusht-shtetit

Policia federale e Brazilit mori në pyetje ish-presidentin Jair Bolsonaro të mërkurën në lidhje me dyshimet për komplot për të rrëzuar pasardhësin e tij Luiz Inacio Lula da Silva, raporton Anadolu.

Bolsonaro u mor në pyetje për më shumë se dy orë për një takim të supozuar më 9 dhjetor midis senatorit Marcos do Val dhe ish-deputetit Daniel Silveira, gjatë të cilit ky i fundit diskutoi nisjen e një përpjekjeje për grusht shteti kundër presidentit të sapozgjedhur, Lula.

Do Val denoncoi takimin dhe përmbajtjen e bisedës në një konferencë për media në shkurt.

Sipas tij, Silveira përshkroi komplotin përpara Bolsanaros, i cili përbëhej nga përpjekja për të incizuar gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, kreun e gjykatës zgjedhore të Brazilit, për të thënë diçka komprometuese për të nënçmuar autoritetin elektoral të Brazilit dhe ndoshta për të përmbysur zgjedhjet e Lulës.

Komploti që dyshohet se ishte planifikuar nga Silveira u mbështet në incizimin që Do Val do t’i bënte Moraes.

Pas komenteve të Do Val, Moraes urdhëroi një hetim kundër Silveira dhe Do Val, e cila paraqet rastin më të fortë që Bolsonaro u përpoq të përmbyste fitoren e Lulës.

“Asgjë nuk ka ndodhur më 8 dhjetor, sepse nuk kam patur asnjë lidhje me Marcos do Val. Me sa më kujtohet, nuk kam patur asnjë takim me të. Nuk e kam pritur kurrë në takim, përveç ndoshta për t’u fotografuar, e cila është shumë e zakonshme mes nesh. Kështu që asgjë nuk u diskutua. Nuk kishte asnjë plan”, tha Bolsonaro pas dëshmisë së tij para policisë federale.

Menjëherë pasi Lula mori detyrën në janar të këtij viti, besnikët e Bolsonaros sulmuan zyrat qeveritare më 8 janar, të cilën disa e cilësuan si tentativë për grusht shteti. Që atëherë, Lula akuzoi Bolsonaron për komplot për ta rrëzuar nga posti i udhëheqësit të Brazilit.

Related posts

Kremlini e konfirmon: Kryeministri indian Modi do ta vizitojë Rusinë

rezart morina

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza tejkalon 19.400

rezart morina

Të paktën 14 palestinezë të vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

RTI