Ukraina ka nisur një breshëri sulmesh me drone në orët e fundit kundër rajoneve të ndryshme të Rusisë, përfshirë kryeqytetin Moskë, sipas zyrtarëve rusë. Mbrojtja ajrore ruse rrëzoi dronët, pa raportime për viktima. “Mbrojtja jonë parandaloi një tentativë sulmi masiv me dron në rajonin Bryansk,” tha guvernatori rajonal Alexander Bagamaz një orë pas mesnate. Në