RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Brigadat Kassam shënjestrojnë ushtarët izraelitë në lindje të portës kufitare Rafah

brigadat-kassam-shenjestrojne-ushtaret-izraelite-ne-lindje-te-portes-kufitare-rafah

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit, njoftuan se kanë shënjestruar me mortaja forcat e ushtrisë izraelite të cilët kanë hyrë në lindje të portës kufitare Rafah pranë kufirit Egjiptian në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

“Brigadat Kassam po sulmon me mortaja të kalibrit të rëndë forcat armike (izraelite) që hynë në lindje të portës kufitare Rafah” thuhet në deklaratën e Brigadave Kassam.

Ushtria izraelite më parë kishte njoftuar se ka filluar sulmin tokësor ndaj rajonit Rafah dhe se ka marrë nën kontroll pjesën palestineze të pikës kufitare të Gazës drejt Egjiptit.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se në sulme njësitë e ushtrisë në lindje të Rafah u mbështetën nga divizioni 162 dhe brigada 401 e blinduar dhe se u mor nën kontroll pika kufitare Rafah e Gazës drejt Egjiptit.

Ushtria izraelite në një deklaratë më 6 maj, kërkoi evakuimin e disa lagjeve në lindje të qytetit Rafah në të cilin janë strehuar palestinezët e zhvendosur me forcë.

Migrimi i detyruar në lindje të rajonit filloi për shkak të shqetësimeve se ushtria izraelite do të nisë sulm tokësor në Rafah, në të cilin janë strehuar rreth 1.5 milion palestinezë të zhvendosur.

Porta kufitare Rafah e Gazës është pika kryesore e kalimit për hyrjen e ndihmave humanitare dhe e vetmja pikë kalimi që përdoret nga palestinezët në Rripin e Gazës për të udhëtuar jashtë vendit.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, 34.735 palestinezë, përfshirë të paktën 14.944 fëmijë dhe 9.849 gra janë vrarë ndërsa 78.108 të tjerë janë plagosur.

Related posts

Palestinë: Këtu janë zhvillimet kryesore deri në mbrëmje

admin

Rritet në 40.435 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

RTI

Borrell rendit hapat që Kurti duhet të ndërmerrë për shtensionim të situatës në veri

rezart morina