Prej fillimit të vitit 901 trupa të migrantëve të parregullt janë gjetur në brigjet e Tunizisë.
Ministri i Brendshëm i Tunizisë, Kamal Feki, gjatë fjalimit në Kuvend tha se nga 901 trupa të gjetur të migrantëve në brigjet e Mesdheut, 36 janë tunizianë, 267 shtetas të huaj, ndërsa identiteti i të tjerëve ende nuk është zbuluar.
Ai theksoi se në të njëjtën periudhë 15.327 persona janë shpëtuar.
Sipas tij, punimet e sigurisë mund të shkaktojnë zvogëlim në këta numra. Feki tha se do të jenë më të vendosur për të mbrojtur kufijtë e tyre tokësorë në mënyrë që të reduktojnë numrin e afrikanëve që duan të kalojnë në Evropë.