Tunizia është kthyer në një pikë për nisjen e klandestinëve nga afrika drejt italisë. Policia thotë se për të shmangur arrestimet emigrantët udhëtojnë pa skafist. Vetëm në një ditë në Lampeduza mbërritën rreth 3 mijë emigrant, ndërsa një vark; u përmbyt duke shkaktuar 19 viktima
190 emigrantë janë shpëtuar në det prej marinarëve të anijes Geo Barents të mjekëve pa kufij.
Pas marrjes së ndihmës së parë mësohet se të mbijetuarit janë në kushte të mira shëndetësore ndërsa konfirmohet se janë të gjithë meshkuj e mes tyre dhjetëra minoren të pashoqëruar të moshës 14 deri në 17 vjecar. Mediat shkruajnë se ata janë nisur prej Bangladeshit.
Po ashtu është zbuluar dhe viktima e 91 e tragjedisë së 26 shkurtit. Mësohet se bëhet fjalë për një 30 vjeccar. Kërkimet ndërkohë vijojnë për gjetjen edhe të 10 personave të tjerë të konsideruar të zhdukur deri më tani.
Ndërsa në Lampeduza mbërritja e klandestinëve vijon pa u ndalur.
Në 24 orët e fundit janë rreth 3 mijë emigrant që janë nisur prej tunizisë duke shënuar nëj shifër rekord. Por ajo cfarë është risi e trafikantëve është që në varkat dhe gomonet nuk ka skafistë.
Madje nuk mungojnë as rastet fatkeqe ku 19 persona kanë humbur jetën pak pasi janë nisur në det të hapur.
Sipas të dhënave tunizia është kthyer në një pikë takimi e më tej nisjeje drejt italisë. Klandestinët janë me origjinë nga Congo, Camerun, Nigeria, Costa d’Avorio e Guinea, Sierra Leone, Siria, Tunisia, Marocco e Burkina Faso.
Për tu larguar cdo një prej tyre ka paguar tre mijë dinar tunizian, të paktën siç deklarojnë të mbijetuarit. /ora