RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania, “hall i ri”: Nuk ka vend për emigrantët as në qendra pritjeje e as në burgje

britania,-“hall-i-ri”:-nuk-ka-vend-per-emigrantet-as-ne-qendra-pritjeje-e-as-ne-burgje

Plani i kryeministrit Rishi Sunak për të burgosur çdo emigrant të paligjshëm që kalon La Manshin po gomone, duket ka vështirësi implementimi.

Arsyeja, është mjaft e thjeshtë: në burgje, nuk ka hapësira të mjaftueshme për t’i mbajtur të gjithë. Kryeinspektori i burgjeve në Britaninë e Madhe, Charlie Taylor shprehet se në mënyrë që plani të funksionojë, qeverisë i duhet të rrisë në mënyrë dramatike kapacitetet e akomodimit, pasi shumica e qendrave janë që tani mbipopulluara.

Sunak premtoi një legjislacion të ri nga muaji i ardhshëm, i cili do të krijojë mundësin që emigrantët e paligjshëm të ndalohen e të mbahen nëpër qendra të tilla në pritje të rikthimit në vendin e origjinës ose të deportimit në një vend të botës së tretë si Ruanda. Taylor, i cituar nga The Times, argumenton se në kushtet aktuale, iniciativa mund të dështojë. Emigrantët sipas tij nuk mbahen dot me këto ritme as në qendrat e pritjes e as në burgje, sepse disa të burgosur tashmë po mbahen në qeli brenda stacioneve të policisë për shkak të situatës së renduar të akomodimit.

Numri i azilkërkuesve që përpiqen të arrijnë në Britani me varka është rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe sistemi për shqyrtimin e aplikimeve është ngadalësuar mes problemeve dhe ndryshimeve të shpeshta në qeverinë konservatore, e cila ka kryeministrin e tretë dhe sekretarin e tretë të brendshëm brenda këtij viti. Në qendrën Manston duhet të strehohen normalisht rreth 1,500 emigrantë për më pak se 24 orë, por kjo shifër është mëse dyfishuar.

Related posts

Policia e Kosovës me angazhime shtesë për sigurinë e trafikut rrugor

rezart morina

Rama: Në 2030 mund të arrijmë në 30 milionë turistë, të garantojmë ofertën

RTI

Pamjet/ Tornado lë pesë persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në Kinën lindore

admin